Ipswich Town, skuadra që edicionin e ardhshëm do të garoj në Premier League ka shprehur interesim për Armando Brojën.
Mediumet britanike raportojnë se Ipswichi po insiston në transferimin e sulmuesit të Shqipërisë këtë verë pasi Broja nuk bën pjesë në planet e Chelseat.
Ipswichi, i cili është kthyer në elitën e futbollit të Anglisë pas 22 vjetësh, është i gatshëm që për kartonin e Brojës të ofrojë 20 milionë euro.
Broja në janar të këtij viti u huazua te Fulhami, por me Chelsean ka kontratë deri në vitin 2028.
22-vjeçari ka shënuar 1 gol në 20 ndeshje në Premier League, ndërsa po monitorohet edhe nga skuadra e Brentfordit.