• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Iraku u eliminua nga Jordania në Kupën e Azisë, gazetarët vendas tentojnë të dhunojnë trajnerin spanjoll

30/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Iraku u eliminua nga Jordania në Kupën e Azisë dhe një gjë e tillë nuk u prit aspak mirë nga gazetarët irakianë. Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, ata tentuan të dhunonin trajnerin e kombëtares së tyre, spanjollin Jesus Casas.

Edhe pse Iraku zhvilloi një fazë fantastike në grupe, duke mundur edhe Japoninë, nuk arriti të kalonte në çerekfinale pas humbjes së befasishme ndaj Jordanisë.

Kjo gjë bëri që gazetarët e Irakut të nervozoheshin shumë me trajnerin, pasi, sipas tyre, ai ka dhënë shumë intervista për mediat e vendit të tij, duke humbur përqendrimin për përgatitjen e ndeshjes.

Ata u sulën drejt tij në konferencën e shtypit dhe vetëm ndërhyrja e stafit të sigurisë i ndali.

“Asnjë nga trajnerët e ekipeve që janë kualifikuar nuk ka dhënë intervista para ndeshjes.

Si ka mundësi që vetëm ti ke dhënë? Je për turp”, dëgjohet të thonë gazetarët nga Iraku.

Pasi shfrynë dufin, gazetarët u larguan nga salla e konferencës, duke lënë aty vetëm disa kolegë të huaj, para të cilëve trajneri Jesus Casas u justifikua duke thënë se intervistat e tij nuk kanë ndikuar në rendimentin e ekipit.

Nga ana e saj, Federata e Futbollit të Irakut dënoi “skenën e turpshme” që u pa në sallën e konferencës për shtyp dhe “sjelljen e neveritshme kundër trajnerit Casas”.

Next Post

Vdekja e tezes së Pizarros/ Nuk e kanë vrarë grabitësit, dyshohet se ka qenë infermierja e shtëpisë që e ka mbytur

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.