Monday, 25. May 2026
Sport

Irani ndryshon selinë e Kupës së Botës, kalon kufirin e SHBA-ve dhe shkon në Meksikë

GS 25/05/2026 2 Min. Lesezeit

Aktualisht kombëtarja aziatike ndodhet në Antalia të Turqisë. Për shkak të konfliktit me SHBA-të, ndryshon vendi i përgatitjeve për Kupën e Botës. Zgjidhet Tijuana, pranë kufirit me Kaliforninë.

Pas shumë lajmesh e spekulimesh në lidhje me pjesëmarrjen e Iranit në Kupën e Botës, tashmë duket e sigurt që republika islamike do të jetë në këtë event. Por selia e Iranit nuk do të jetë në SHBA. Skuadra do të grumbullohet përtej kufirit amerikan, në Tijuana, në Meksikë, pak kilometra nga San Diego. Aziatikët nuk do të shkojnë në Tucson, në Arizona.

Fjalët e Mehdi Taj, presidentit të Federatës iraniane, kishin hedhur poshtë dyshimet për praninë e Iranit në Botëror: “Lojtarët e kombëtares në Botëror do të përfaqësojnë popullin, luftëtarët, liderin suprem Mojtaba Khamenei dhe vendin. Është një skuadër kombëtare futbolli në kohë lufte, kolonë e autoritetit dhe rezistencës”.

Irani do të vendoset kështu në Meksikë, siç kishte kërkuar në fillim. Federata ka konfirmuar miqësoret me Gambian më 29 maj dhe Malin më 4 qershor. Të dyja miqësoret do të zhvillohen në Antalia, vendin e grumbullimit aktual, ku do të vazhdojnë përgatitjet dhe do të kryen formalitetet për vizitat. Irani bën pjesë në Grupin G, bashkë me Belgjikën, Zelandën e Re dhe Egjiptit.

Teilen: