“Erling Haaland nuk është më i lumtur te Manchester City”, lajmi i medieve spanjolle bëri shpejt xhiron e botës dhe për këtë çështje është pyetur kryesisht trajneri Pep Guardiola në konferencën për mediet.
“A nuk është i lumtur Erling? Ah, ndoshta duhet të pyesni mediet madrilene, duket se kanë më shumë informacion se ne këtu”-tha me ironi trajneri i City-t.
Më tej, Guardiola foli seriozisht, duke sqaruar se ai e sheh të lumtur norvegjezin dhe shtoi se dëmtimi ka bërë punën e vet, ndaj dhe nuk luajti.
“Nuk më duket se ai nuk është i lumtur. Nuk ishte për shkak se ai nuk mund të luante, duke pasur parasysh dy muajt jashtë për shkak të dëmtimit, por ndoshta mediat spanjolle, veçanërisht ato në Madrid, dinë më shumë gjëra se ne.
Ne nuk mund të kontrollojmë atë që thuhet, por e rëndësishme është që Erling të jetë i lumtur dhe ai është. Nëse nuk është, ai do të marrë vendimet e tij”-deklaroi Pep Guardiola.