• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ironia e Kros: Rinovimi? Pyesni më mirë klubin

30/05/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kanë kaluar disa javë që kur mediat spanjolle raportuan se Toni Kros dhe Reali i Madridit kanë arritur një marrëveshje mes tyre për rinovimin e kontratës së mesfushorit gjerman me klubin spanjoll.KROS

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, Kros pritet të qëndrojë deri në fund të sezonit 2023-2024 në Madrid. Por ajo që mungon në këtë histori është zyrtarizimi i marrëveshjes nga ana e klubit madrilen. Gjatë muajve të fundit Kros, 33 vjeç, ka medituar nëse do të vazhdojë edhe një vit me Madridin apo do të varte këpucët (kontrata e tij përfundon në qershor), por më në fund ai ka vendosur të vazhdojë edhe një sezon dhe tashmë po flet hapur për këtë çështje.

Të shtunën e kaluar, pas fitores ndaj Seviljes, Kros foli në faqen e internetit “Real Total”, një media e Real Madridit në gjermanisht dhe siguroi me ironi se pret që klubi i bardhë të shpallë marrëveshjen. “Duhet të pyes sërish klubin, sepse duhet të shkoj me pushime në një moment – tha me shaka gjermani i cili foli edhe për situatën e Sebajos, Naços dhe Asensios , të cilët gjithashtu e mbarojnë kontratën në qershor dhe duket se kanë një këmbë jashtë Madridit

– Mes nesh nuk flasim shumë. Me Asension mund të mos funksionojë, por për sa i përket Naços dhe Sebajosit, kam një parandjenjë se çfarë do të ndodhë. Por nuk e kam idenë për të folur më shumë. Do të isha i lumtur nëse ata të dy do të qëndronin. Sebajos ka luajtur më shumë këtë vit sesa në vitet e kaluara, që po shkon mirë dhe na ndihmon shumë, por nuk e di se çfarë do të ndodhë”, tha mesfushori i Realit të Madridit.

PANORAMASPORT.AL


Next Post

ZYRTARE/ Bajerni në krizë, Rumenige kthehet përsëri si pjesë e drejtuesve të bavarezëve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.