• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, December 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ironia e portierit të Chelseat: Ku është Yamal? Në xhepin e Cucurrellës

26/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Chelsea arriti një nga fitoret më mbresëlënëse të sezonit duke mposhtur Barcelonën 3-0 në “Stamford Bridge”, ndërkohë që portieri Robert Sanchez u bë protagonist edhe pas ndeshjes me një deklaratë të fortë ndaj talentit katalanas, Lamine Yamal.

Barcelona nuk arriti të shënojë asnjë gol, ndërsa Chelsea dominoi plotësisht, madje rezultati mund të kishte qenë edhe më i thellë po të ishte treguar më konkret në fazën ofensive.

Një nga figurat kyçe të ndeshjes ishte mbrojtësi spanjoll Marco Cucurella, i rritur në akademinë e Barcelonës, i cili neutralizoi plotësisht Yamalin dhe krahun e majtë të sulmit katalanas.

Mbrojtësi i Chelseat u shpall lojtar i ndeshjes për paraqitjen e tij të jashtëzakonshme, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Robert Sanchez, e “vulosoi” performancën me një koment që bëri bujë në rrjetet sociale dhe mediat angleze.

“Ku është Yamal? Ai është në xhepin e Cucurellës. Të gjithë duken shumë mirë derisa të arrijnë në Ligën Premier dhe të provojnë veten në atë nivel. Barcelona favorite? Jo, ne jemi favoritë”, deklaroi portieri pas ndeshjes.

Deklarata e Sanchez përmbledh në mënyrën më të mirë atë që ndodhi në fushë: një Barcelonë e pafuqishme, një Yamal i izoluar dhe një Chelsea i disiplinuar që kontrolloi plotësisht lojën.

Fitorja 3-0 mund të ketë pasoja të rëndësishme për vazhdimin e sezonit, duke rikthyer besimin te Blutë dhe duke vënë në presion skuadrën katalanase pas një nate zhgënjyese në Londër.

Next Post

Ish-futbollsti, Hekuran Kryeziu e merr në udhëheqje Kosovën U21, pas largimit të Tovërlanit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.