• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ironia/ Slot dhe ndihmësi i tij u ndëshkuan me të kuq në derbi, ish-i i Evertonit në krye të Liverpulit

14/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Arne Slot dhe ndih mësi i tij Sipke Hulshof u ndëshkuan me karton të kuq për pjesën e tyre në sherrin që shpërtheu midis Liverpulit dhe Evertonit pasi vërshëllimës së fundit në “Goodison Park” të mërkurën mbrëma.

0_GettyImages-2196006454

Skenat e pakëndshme errësuan derbin e fundit të Mersejsajdit në stadiumin e vjetër të Evertonit, pasi Xhejms Tarkovski shënoi golin e barazimit në minutën e tetë të shtesës. Pas golit të barazimit, Abdoulaje Dukure u pa të tallte tifozët e Liverpulit dhe Kërtis Xhons iu afrua për ta konfrontuar. Që të dy lojtarët u përjashtuan më pas me karton të kuq, përpara se Slotit dhe Hulshofit t’i tregohej gjithashtu kartoni i kuq nga arbitri Majkëll Oliver.

Në këtë mënyrë, si trajneri i Liverpulit ashtu edhe ndihmësi i tij, nuk do të marrin drejtimin e stolit të “Reds”-ave në ndeshjen e tyre kundër Uolvesit të dielën. Por kush do të ulet në stol në “Anfield” këtë fundjavë? Ndërsa do të ishte asistenti normalisht ai që do të zinte vendin e drejtuesit të tyre të parë në rast se ata përjashtohen, kjo nuk mund të ndodhë për shkak se Hulshof u ndëshkua gjithashtu me karton të kuq. Dhe tani, njeriu që do ta marrë këtë përgjegjësi do të jetë një fytyrë e njohur për tifozët e Evertonit, pasi ai bëri 140 paraqitje për “Toffees” në 5 vite në Mersejsajd.

Ai është Xhon Heitinga, i cili gjithashtu luajti për Ajaksin, Atletikon e Madridit dhe Fulhamin dhe ka qenë pjesë e stafit të Liverpulit që kur Slot zëvendësoi Jyrgen Klopin verën e kaluar. Holandezi ka shërbyer më parë si ndihmës i trajnerit aktual të Evertonit, Dejvid Mojes gjatë periudhës së dytë të skocezit te Uest Hemi. Pasi Mojes u largua nga Uest Hemi në fund të sezonit të kaluar, Heitinga u zgjodh nga Slot si një nga ndihmësit e tij.

Heitinga e nisi karrierën e tij si trajner në vitin 2021, pasi kishte varur këpucët në gozhdë në vitin 2016. Ai u emërua për herë të parë si trajneri i ekipit rezervë të Ajaksit në qershor 2021 dhe vijoi të drejtojë ekipin holandez në mënyrë të përkohshme në pjesën e dytë të sezonit 2022-2023. Tani, 41-vjeçari pritet të marrë drejtimin e solit të Liverpulit për ndeshjen e radhës. Kryesuesit do të kërkojnë t’i rikthehen rrugës të fitoreve kur të mirëpresin Uolvesin në “Anfield”.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Prishtina përmbys rezultatin në tre minutat e fundit, mposht Vëllaznimin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.