• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Isco ‘thyen heshtjen’, tregon sherrin me drejtorin sportiv të Sevillas

20/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ylli i Real Madridit, Isco, ka pohuar se drejtori sportiv i Sevillas, Monchi e “sulmoi” atë në zyrat e klubit vitin e kaluar pas një debati të ashpër.

Mesfushori ka zbuluar arsyen e vërtetë që u largua nga Sevilla në dhjetor 2022 pas një periudhe të tmerrshme katër mujore.

Dikur ylli më i ndritur i futbollit spanjoll, Isco ka mbetur pa klub për shtatë muaj pas largimit të ashpër, që pasoi një grindje të furishme me drejtorin sportiv të Sevillas, Monchi në zyrat e klubit.

“I thashë se ishte gënjeshtari më i madh që kisha takuar ndonjëherë në botën e futbollit dhe ai më sulmoi mua”, tha Isco për ‘Marca’.

“Ai erdhi për mua, më kapi për qafe dhe njerëzit duhej të na ndanin. Siç e kuptoni, pas kësaj nuk doja të qëndroja aty në asnjë rrethanë”.

Isco, një fitues i La Ligës dhe Ligës së Kampionëve me Real Madridin, tha se debati erdhi pasi Monchi filloi të zbulonte në media se ai donte të largohej nga Sevilla.

Lojtari tha se nuk kishte asnjë interes të largohej dhe klubi po e detyronte të largohej pasi ishin në vështirësi financiare dhe se Monchi “po më telefononte çdo ditë për të më nxitur të anuloja kontratën time”.

Spanjolli po planifikon lëvizjen e tij të radhës pas përfundimit të gjysmës së parë të vitit.

“Mezi pres të nis një projekt dhe një eksperiencë të re”, tha ai.

“Jam i emocionuar për të luajtur futboll, për të shijuar veten, për të garuar dhe për të treguar se më kanë mbetur vite të mira futbolli”.

Next Post

“Ne nuk përshtateshim”, Neymar tregon përse nuk fituan UCL me Mbappe dhe Messi 

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.