Thursday, 19. November 2026
Sport

Ish-anëtarët e KPA-së kërkojnë rritje page/Ankim në Kushtetuese për njohjen e përfitimeve financiare që nga 1 prilli 2023

GS 19/11/2026 1 Min. Lesezeit

Gjashtë ish-anëtarë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke kundërshtuar ligjin e ri për pagat e magjistratëve. Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo kërkojnë shfuqizimin e pjesshëm të dispozitave që i përjashtojnë nga përfitimet financiare të rritjes së pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ish-anëtarët e KPA-së argumentojnë se gjatë ushtrimit të mandatit gëzonin statusin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe, për këtë arsye, duhet të përfitojnë nga ndryshimet ligjore. Ata kërkojnë që rritja e pagave të zbatohet edhe në mënyrë prapavepruese, duke nisur nga 1 prilli 2023.

Sipas ligjit të ri, paga referuese parashikon një rritje sa 2 për qind e pagës së Presidentit, ndërsa ish-anëtarët pretendojnë se duhet të përfitojnë një nivel nëntë herë më të lartë. Ata kërkojnë gjithashtu që ankimi i tyre të shqyrtohet së bashku me atë të shoqatave të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 2 dhjetor për zhvillimin e seancës publike.

Gazetare: Lusi Përgjegji

/rtsh.al/

Teilen: