Saturday, 14. March 2026
Sport

Ish-drejtori i PSG-së: Mendoj se ka ardhur koha që Mbappe të largohet

GS 10/07/2023 1 Min. Lesezeit

Ish-drejtori i Paris Saint-Germain, Leonardo Araujo ka komentuar në lidhje me të ardhmen e Kylian Mbappe.

E ardhmja e Mbappes vazhdon të diskutohet tash e sa vite.

  

Ylli francez është i lidhur me PSG-në deri në qershor të vitit 2024, dhe ka refuzuar të vazhdojë më tej me ekipin e Ligue 1.

Kjo ka shkaktuar polemika të shumta, duke vënë në pikëpyetje vazhdimësinë e tij në ‘Parc des Princes’.

Klubi francez nuk duan ta lënë të largohet i lirë vitin tjetër, andaj ose duhet ta bindin për rinovimi, ose ta shesin këtë verë.

Së fundmi në lidhje me Mbappe ka komentuar ish-drejtori i PSG-së, duke thënë që ka ardhur koha që ai të largohet.

“Mendoj se ka ardhur koha që Mbappe të largohet”, thuhet të kenë qenë fjalët e Leonardos për ‘L’Equipe’./Lajmi.net/

  


Teilen: