Ish e dashura e Antony ka hedhur dritë mbi akuzat për dhunë në familje dhe kërcënim me vdekje nga anësori i Manchester United.
Gjatë një interviste televizive me gazetën portugeze ‘UOL Esporte’, Gabriela Cavallin ka përshkruar akuzat ndaj futbollistit, të cilat përfshijnë kërcënimin e saj me vdekje nëse ajo i jepte fund lidhjes së tyre.
Në fillim të këtij muaji u zbulua se Cavallin kishte akuzuar Antony për “dhunë në familje, kërcënim dhe lëndim trupor” dhe kishte ngritur një çështje në Brazil kundër 23-vjeçarit.
Vetëm tani ajo ka folur për mediat, në një intervistë në të cilën përmendeshin edhe akuzat për kërcënime me vdekje.
“Më sulmoi, më shtyu te dera e veturës. Aty thashë me vete: “Ka kaluar”, tha fillimisht ajo.
Cavallin pretendon se Antony më pas kërcënoi se ajo, ai dhe djali i tyre do të “vdisnin” nëse ajo i jepte fund lidhjes së tyre.
Ajo shtoi: “Më theu valixhen, më mori çantën, pasaportën. Ma theu celularin, nuk më linte të shkoja. Isha e burgosur, unë e quaj robëri private. Thjesht doja të dilte prej andej dhe ai më tha që nuk do të largohesha derisa të fshija gjithçka. Mendoj se nëna e tij thirri fizioterapistin dhe kërkoi ndihmë. Askush nuk mund ta kontrollonte.”
Në të njëjtën intervistë, ajo zbulon se çifti humbi një fëmijë gjatë shtatzënisë, diçka që ajo e përshkruan si “trishtimin më të madh të jetës sime dhe gjithashtu fajin më të madh”./Lajmi.net/