• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ish-futbollisti i Dortmundit sulmon Kloppin: Ajo që bëri, është e ndyrë

11/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kur u njoftua në fillim të kësaj jave se Jürgen Klopp është Shefi i ri Global i Futbollit te Red Bulli, ishte një tronditje për shumë njerëz, përfshirë ish-lojtarin e Borussias së Dortmund, Kevin Grosskreutz.

Kritikët besojnë se Klopp ka njollosur reputacionin e tij duke nënshkruar me Red Bullin, që në përgjithësi urrehet nga tifozët gjermanë të futbollit për shkak të konfigurimit komercial që marka e famshme ka zbatuar te Leipzigu.

Duke folur në podkastin e tij ‘Viertelstunde Fußball’, Grosskreutz e bëri shumë të qartë se si ndihet për vendimin e Klopp, i cili e la atë në një gjendje shoku.

“U zgjova, kisha 30 mesazhe në telefonin tim dhe mendova: Çfarë ka ndodhur? Mendova se po ëndërroja, pastaj shpresova se ishte lajm i rremë. Dy orë më vonë, ishte zyrtar. Ishte goxha tronditëse dhe e trishtueshme. Nuk mund ta besoj ende”, tha Grosskreutz, i cili bëri 176 paraqitje në Bundesligë për Borussian e Dortmundin nën drejtimin e Kloppit.

“Mendoj se askush nuk e priste. Është shumë, shumë e çuditshme dhe nuk mund ta kuptoj akoma. Është si tronditje! Megjithatë, ai është një mik imi dhe i detyrohem shumë. Dhe do t’i jem gjithmonë mirënjohës.

Si një tifoz futbolli, mendoj se është e keqe, ta them troç! Por si mik, duhet të pranosh vendimet që merren. Kur të takohemi, prapë do t’i them personalisht se mendoj se është e ndyrë që bën diçka të tillë!”

Next Post

Nations League/ Fitojnë Gjermania e Turqia, “Tulipanët” holandezë ngecin në Budapest

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.