Tuesday, 10. March 2026
Sport

Ish futbollisti i Dritës kalon te Besa

GS 01/07/2023 1 Min. Lesezeit

Ish futbollisti i Dritës së Gjilanit, Izair Emini, ka nënshkruar me Besën e Dobërdollit, anëtar i Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut.

Lajmi bëhet i ditur nga FC Besa.

“Izair Emini zyrtarisht bardh e blu.

Sulmuesi vjen nga radhët e FC Voska Sport me të cilët arriti të shpallet kampion në ligën e dytë të RMV. 

Emini po ashtu ka qenë pjesë e skuadrës së: Shkendijës, Renovës, Kukësit, Dritës, Voska Sport. 

Tre herë kampion në RMV me skuadrën e Shkëndijës, kampion në ligën e parë të Shqipërisë si dhe një herë kampion në superligën e Kosovës me skuadrën e Dritës janë disa nga titujt e fituar”, njofton FC Besa. 

Krahas Eminin janë marrë vesh edhe me një lojtar maqedonas.

“Kemi arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin Hristijan Dragarski, i cili transferohet nga skuadra e Pelisterit.
Dragarski ka qenë pjese e klubeve si: Concordia (Romania), Radnik (Serbia), Pobeda, Struga T&, Teuta, Pelister”,
bëhet e ditur nga klubi.

Teilen: