• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ish-futbollisti i famshëm italian i dha fund beqarisë në moshën 50-vjeçare/ Ja për kë bëhet fjalë

24/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Futbollisti legjendar italian Filippo Inzaghi, u martua këtë javë në Formentera, ishulli më i vogël spanjoll në grupin e Ishujve Balearik. Në Formentera, Inzaghi u martua me Angela Robusti, një partnere 16 vjet më e vogël nga ai, e cila merret me organizimin e dasmave. E njohura Pippo dhe Angela janë bashkë prej shtatë vitesh dhe janë prindër të Edoardos 3-vjeçare dhe Emilias, e cila është njëvjeçare dhe tashmë kanë vendosur të kurorëzojnë lidhjen e tyre duke u martuar.

Ata ftuan miq dhe të afërm në ishullin spanjoll për të bërë dolli për dasmën e tyre, e cila do të zhvillohet zyrtarisht më 24 qershor në Salerno të Italisë. Siç shkruajnë mediet italiane, të porsamartuarit janë duartrokitur nga fytyra të shumta të njohura, e mes tyre edhe ish-shokët e skuadrës së Inzaghit, futbollistët legjendar Christian Vieri, Massimo Oddo, Massimo Ambrosini, Giuseppe Pancaro, Roberto Baronio dhe sigurisht vëllai i tij Simone Inzaghi, i cili. tani është trajner i Interit. “Dilja rrallë, nuk e di si shkova në festë atë natë. E vura re menjëherë, jo vetëm se ishte e bukur, por edhe se ishte e vetmja, përveç meje, që kishte një gotë me ujë në dorën e saj. Pas disa pijeve, ajo erdhi me mua, pas dy fëmijëve dhe një bashkëjetesë të mirëfilltë, ishte koha për t’u martuar”, tha Inzaghi.

Next Post

Mbyllet pjesa e parë, Shqipëria në disavantazh përballë Spanjës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.