Thursday, 12. March 2026
Sport

Ish-futbollisti i njohur prezantohet si drejtor sportiv te klubi i Superligës

GS 04/07/2025 2 Min. Lesezeit

KF Prishtina e Re ka emëruar Shpëtim Babajn si drejtor Sportiv të ri të klubit.
Me përvojë të pasur si lojtar dhe njohuri të thella mbi futbollin, Babaj pritet të luajë rol kyç në ndërtimin e një skuadre konkurruese në Superligën e Kosovës.
Prishtina e Re do të luajë për herë të parë në Superligën e futbollit, në këtë edicion, derisa Babaj e zëvendëson Sami Borocin, i cili kaloj te Malisheva.


KOMUNIKATA E PLOTË E PRISHTINA E RE:
Kemi kënaqësinë të njoftojmë zyrtarisht emërimin e Shpetim Babaj në pozitën e Drejtorit Sportiv të KF Prishtina e Re.
Z. Babaj kishte një karrierë të çmuar si lojtar në skuadra të ndryshme vendore dhe evropiane. Përvoja dhe njohuria e tij mbi futbollin do të jenë kyçe në ndërtimin e një skuadre në përputhje me objektivat e klubit.
Pas prezantimit, z. Babaj dha prononcimin e parë për faqen zyrtare të klubit:
“Jam bashkuar me një klub me ambicie të qarta dhe një strukturë të organizuar si KF Prishtina e Re. Objektivi ynë është të ndërtojmë një projekt të qëndrueshëm dhe konkurrues në futbollin vendor.
E dimë që kjo nuk është e lehtë, jemi në vitin tonë të parë në Superligë dhe na pret shumë punë përpara. Por, duke parë përkushtimin, organizimin dhe ambiciet që ekzistojnë brenda klubit, jam i bindur që do t’i arrijmë qëllimet tona.”
Ky është vetëm fillimi i një epoke të re për klubin tonë në futbollin elitar të vendit!

Teilen: