Ish-portieri izraelit Daniel Lifshitz po kërkon nga njerëzit e mirë ta ndihmojnë, sepse gjyshja dhe gjyshi i tij u zhdukën gjatë sulmit të Hamasit në Izrael.
Lifshitz ka zbuluar gjithçka në profilin e tij në Instagram dhe ka frikë se terroristët i kanë çuar gjyshen dhe gjyshin e tij në Gaza, sepse ai nuk mund t’i gjejë.
Ata janë nga Kibbutz Nir Oz, i cili është shumë afër kufirit me Gazën, njoftojnë mediat e huaja, përcjell lajmi.net.
“Ky është Yoshaved dhe Oded Lifsic. Ata janë gjyshi dhe gjyshja ime nga Kibbutz Nir Oz. Ata janë njerëzit më të mirë atje dhe mbështetësit e paqes, të gatshëm të sakrifikojnë veten. Shtëpia pas tyre është e para. Ata janë njerëz të guximshëm dhe tani shtëpia e tyre është djegur plotësisht. Ata me siguri janë në anën tjetër të kufirit. Nëse dikush ka ndonjë informacion, ju lutemi ta shpërndajë”, tha ish-portieri në rrjetet sociale.
Lifshitz u tërhoq nga futbolli pesë vjet më parë, dhe më pas ishte portier i Maccabi Tel Avivit, më parë ai luajti në disa ekipe nga Izraeli, për Hapoel Ra’an dhe Mak Abi Netanya./Lajmi.net/