Gjykata Themelore në Helsinki ka dënuar me tetë vjet burg ish-futbollistin kosovar, Albert Kuqi, për përfshirje në trafik kokaine.
Ai akuzohej se kishte ndihmuar një grup kriminal në sjelljen e rreth 14 kilogramëve kokainë në Finlandë gjatë viteve 2024–2025, duke siguruar banesë, klientë dhe mbledhjen e parave.
Dy shqiptarët e tjerë të grupit, Lulzim Gërxhaliu dhe Ergi Tusha, u dënuan me nga mbi dhjetë vjet burg, pasi u konsideruan organizatorë të tregtisë, raporton iltalehti.
Në total, 13 persona u gjykuan për këtë rast; 10 u dënuan, ndërsa tre u liruan. Vendimi nuk është ende i formës së prerë.
Ish-futbollisti me prejardhje nga Kosova, nisi karrierën sportive në Finlandë. Ai ka luajtur në nivelin më të lartë të futbollit finlandez dhe në ligat më të ulëta, derisa u pensionua nga futbolli aktiv në vitin 2018.
Pas përfundimit të karrierës sportive, emri i tij është përmendur kryesisht në media për çështje jashtë fushës së lojës. /teve1.info/