• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ish-futbollisti shqiptar i Napolit: Ky është trajneri i duhur për Napolin

15/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Walter Mazzarri është përzgjedhur trajneri i ri i Napolit.

Kampionët e Italisë u ndanë nga Rudi Garcian pas humbjes 0-1 kundër Empolit.

Presidenti De Laurentiis vendosi t’i besojë një tekniku që e njeh mirë ambientin, me Mazzarrin që do të rikthehet te Napoli pas 10 vitesh.

62-vjeçari, i cili qëndron pushim prej majit të vitit të kaluar, drejtoi Napolin në periudhën tetor 2009-maj 2013.

Duke fituar një Kupë Italie (2012) dhe duke u shpallur nënkampion në sezonin 2012/2013. Teksa skuadra e tij humbi edhe finalen e Superkupës së Italisë (2012).

Zgjedhja e Mazzarrit është përshëndetur nga Blerim Xhemaili, ish-mesfushori shqiptar, i cili kaloi dy sezone te Napoli me Mazzarrin në pankinë.

“Është njeriu i duhur për rinisjen e Napolit. E meritonte një tjetër mundësi pas asaj që ka bërë më parë me këtë skuadër. Duhet të mendojmë t’i japim menjëherë ngrohtësinë dhe dashurinë që ka nevojë”, deklaroi 37-vjeçari nga Tetova, i cili u tërhoq nga futbolli gjatë muajit korrik.

Kampionët në fuqi të Italisë, renditen në vendin e pestë në Serie A. Me 20 pikë, 11 më pak se kryesuesit e Interit të Simone Inzaghit.

 

Next Post

Dardanët U19 barazojnë me Sllovakinë në ndeshjen e parë kualifikuese 

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.