• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ish-heroi i Pejës rikthehet në Kosovë, nënshkruan zyrtarisht me Bashkimin

14/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

KB Bashkimi ka përforcuar skuadrën me transferimin e basketbollistit të huaj, Bradley Waldow.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit prizrenas në rrjetet sociale, shkruan lajmi.net.

“Kryesia e klubit tonë ka arritur marrëveshje me lojtarin e mirënjohur Bradley Waldow. Së bashku, po ndërtojmë rrugën drejt suksesit” – thuhet në njoftimin e KB Bashkimit.

Bradley Waldow nuk është emër i panjohur në elitën e basketbollit kosovar.

Ai edicionin e kaluar ishte pjesë e KB Pejës, skuadrës që u shpall kampione në Superligën e Kosovës.

Pikërisht Waldow, ishte heroi i Pejës që shënoi pikët vendimtare ndaj Trepçës në finalen e “Play-Off”-it, në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Ndryshe, Waldow vjen te Bashkimi pas aventurës te ekipi izraelit, Elitzur Ironi Ashkelon, por me të nisur lufta në këtë shtet, Waldow u largua nga atje mes shumë vështirësive./Lajmi.net/

Next Post

Diaz takohet më në fund më prindërit: Ishte shumë e vështirë, kam 12 ditë pa fjetur

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.