Ish-kapiteni i Bajern Mynih Filip Lahm ka folur me tone të ashpëra kundër klubit të Bajern Mynih, konkretisht duke folur për keqtrajtimin që bordi dhe trajneri Tomas Tuhel kanë kryer ndaj Joshua Kimish: “As e çoj nëpër mend se Kimish është lojtar i dobët dhe problemet në Mynih vijnë prej tij.
Një klub nuk duhet të lejoj në asnjë mënyrë të lindin dyshimet për kontingjentin. Më kujtohet periudha kur unë isha pjesë e tyre. Asnjë nga skenarët e fundit nuk kishte shanse të ndodhte. Gjithmonë bavarezët i ka personifikuar vlera e grupit, fiks si në familje e madhe, por që është deformua së fundmi. E rëndësishme për çdo futbollist është të jap kontributin sa herë që trajneri e vendos në fushë. Gjykimet nëse Joshua është më i mirë mbrojtës i krahut të djathtë sesa mesfushori, marrin vlerë vetëm në bazë të shifrave.
Ai i ka zotëruar me sukses të dyja detyrat. Mjafton ta zhvendosim vëmendjen te kampionët më të rinj të Gjermanisë, Leverkusen. Ksabi Alonso ka krijuar harmoni mes grupit dhe tema të tilla nuk kanë dal kurrë në media. Ai flet më të gjithë lojtaret, madje edhe për detaje më të parëndësishme, me qëllim mbizotërimin e frymës pozitive”, përfundoi Filip Lahm.
PANORAMASPORT.AL