Prishtina e Re po ngjeshë radhët e saja me lojtarë cilësorë dhe duket se është e gatshme për edicionin e ri.
Futbollisti Fatih Ismaili ka përforcuar skuadrën e Prishtinës së Re.
Ky përforcim vlerësohet si adekuat për skuadrën që synon hyrjen në elitën e futbollit të Kosovës.
“Ish kapiteni kampion i FC Shkupi, qendërmbrojtësi, Fatih Ismaili përforcon ekipin tonë.
Fatihi ka bërë një karrierë shumë të bujshme në elitën e futbollit të Maçedonisë së Veriut, duke e udhëhequr FC Shkupi drejt titullit kampion, ndërsa ishte edhe pjesë e Rabotniçki dhe Voska Sport, si dhe ishte edhe pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut.
Për herë të parë vjen në Kosovë, pikërisht te Prishtina e Re për të bërë historinë dhe për të treguar lavdin edhe në nivelet më të larta.
Fatihi do ti jap shumë vlerë, siguri e përvojë repartit të mbrojtjes”, njofton KF Prishtina e Re.