• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, January 15, 2026
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ish-kapiteni legjendar i Prishtinës reagon për situatën në klub

15/01/2026
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas zhvillimeve të fundit pasi kryetar i klubit të Sigal Prishtinës u bë Bekë Berisha, reagimi i “Plisave” ka qenë i zëshëm. Të enjten mbrëma ka reaguar edhe legjenda e KB Prishtinës dhe basketbollit kosovar, Edmond Azemi.

Azemi në postimin e gjatë në Facebook ka dalë në krah të “Plisave”, ndërsa indirekt e ka përmendur edhe kryesinë e klubit “bardhekaltër”. 

“Unë, me një postim në Facebook, në orën 23:00 pas mesnate, u largova nga klubi. Shpreh pakënaqësinë time në lidhje me vendimet e fundit në lidhje me klubin e kryeqytetit, klubin e Prishtinës, klubin e Plisave, klubin që ka shkruar historinë e basketbollit. Në këtë klub kam dhënë kontributin tim me zemër për dekada me radhë, në kohë të vështira dhe në kohë të mira. Isha aty në çdo hap, deri në momentin kur u mor vendimi të më largojnë për mos sukses një ‘mos sukses i imi’ që sot është kthyer në zhgënjim. Më falni, por kjo është e patolerueshme për qytetin e Prishtinës dhe për Plisat, të cilët për dekada kanë qenë shtylla morale, emocionale dhe identitare e këtij klubi. KB Sigal Prishtina nuk është pronë private dhe as mjet për interesa të ngushta personale, është simbol i qytetit dhe i tifozërisë së tij. Favorizimi i individëve apo grupeve të caktuara, duke anashkaluar Plisat dhe kontributin e tyre të jashtëzakonshëm, është gabim strategjik dhe moral. Pa Plisat, pa qytetin, ky klub humb shpirtin, historinë dhe forcën që e ka bërë të madh”, ka shkruar ndër të tjera Azemi.

Next Post

Mirsad Çollaku zgjidhet anëtar i KE-së në FFK

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.