Monday, 24. August 2026
Sport

Ish-legjenda e Real Madrid: Ju tregoj pse Mbappe nuk di të gjuajë penallti

GS 07/12/2024 1 Min. Lesezeit

Pse Kylian Mbappe po has probleme me penalltitë? Këtë e ka zbuluar ish-lojtari i Real Madrid, Guti, i cili ka dhënë shpjegimin e tij me një detaj të thjeshtë teknik.

Mbappe humbi penalltinë e tij në ndeshjen e humbur 2-1 përballë Athletic Bilbao dhe mediat e kanë kryqëzuar për gabimin e tij, ashtu si edhe tifozët.

Së pari, unë e përshëndes Mbappe për guximin që tregon duke marrë përsipër gjuajtjen e penalltisë. Jo kushdo e bën këtë. Ai e meriton, sepse ka shënuar vazhdimisht në Paris dhe me kombëtaren. Sipas analizës sime, arsyeja pse ai nganjëherë gabon, është se e hap shumë këmbën dhe e bën të qartë se ku do të gjuajë. Portierët e kuptojnë menjëherë krahun e gjuajtjes”, tha Guti.

Teilen: