Tuesday, 10. March 2026
Sport

Ish-lojtari i Arsenalit akuzohet për dhunim dhe sulm seksual

GS 04/07/2025 1 Min. Lesezeit

Ish-futbollisti i Arsenalit, Thomas Partey, është akuzuar për dhunim dhe për sulm seksual, është bërë e ditur nga prokuroria të premten.

Partey përballet me pesë akuza për përdhunim dhe një akuzë për sulm seksual.

32-vjeçari nga Gana ishte pjesë e Arsenalit deri para pak javësh.

Ai luan në mesfushë, ndërsa karrierë ka bërë edhe tek Atletico Madridi, Mallorca e Almeria. Në skuadrën londineze ishte për pesë vjet.

 

Teilen: