Friday, 15. May 2026
Sport

Ish lojtari i Chelseat pensionohet në moshën 36 vjeçare

GS 09/10/2023 1 Min. Lesezeit

Ish-sulmuesi i Francës, Chelsea-t dhe Newcastle United, Loic Remy, ka njoftuar tërheqjen nga futbolli në moshën 36-vjeçare.

Sulmuesi u bë lojtar i lirë në verë pas një periudhe afatshkurtër me Brestin në gjysmën e dytë të sezonit 2022-2023, por pa mundur të aktivizohet qoftë në një ndeshje.

Remy konfirmoi për “Amazon Prime Video” se do të varte këpucët në gozhdë pas një karriere profesionale 17-vjeçare.

36-vjeçari del në pension me një rekord prej 140 golash në 407 ndeshje në nivel klubesh. Remy e ka nisur karrierën me Lyonin, për të spikatur më pas me Nice dhe Marseille, para se të kalonte në Premier League me Queens Park Rangers, Neëcastle, Chelsea e Crystal Palace. Pas një periudhë jo shumë të gjatë në Spanjë me Las Palmas dhe Getafe, u kthye në France te Lille.

Fundin e karrierës e kaloi me Riezespor dhe Adana Demirspor në Turqi, si dhe me Brestin në Francë.


Teilen: