Kombëtarja e Anglisë shënoi një fitore të thellë ndaj Kinës me rezultatin 3 me 1 në raundin e tretë të grupeve në Kupën e Botës “Austrialia/Zelanda e Re 2023”.
Paraqitja e Lauren James pati një vëmendje të madhë në opinion. Ajo shënoi dy gola dhe bëri tre asiste në këtë përballje, shkruan Lajmi.net
Të gjithë komentuan paraqitjen e motrës së Reece James, futbollistit të Chelseat.
Madje edhe ylli i Kombëtares së Belgjikës, Michy Batshuayi pati një koment në rrjetet sociale.
“Ajo di të shënoj gola më mirë se unë”, ka shkruar futbollisti belg në rrjetin social “X” apo siç njihet si Twitter./Lajmi.net/
Damn Lauren’s got a better finish than me bro 🙈🤣🤣 @ReeceJames
— Michy Batshuayi (@mbatshuayi) August 1, 2023