Friday, 20. March 2026
Sport

Ish-lojtari i Juventusit tallet me Cuadradon pas transferimit në Inter: I shkreti, më dhimbset!

GS 29/07/2023 1 Min. Lesezeit

Transferimi i Juan Cuadrado nga Juventusi tek Interi, i befasoi të gjithë. Si tifozët zikaltër, ashtu edhe ata bardhezi. Por jo vetëm.

Douglas Costa, ish-lojtari i Juventusit në periudhën 2017-2020, nuk e kursyer ironinë ndaj kolumbianit.

Në një bashkëbisedim me tifozët në rrjetet sociale, ish-lojtari i kombëtares së Brazilit, komentoi zgjedhjen e Cuadrados për t’u bërë pjesë e Interit.

Më vjen keq për të… ”, deklaroi 32-vjeçari ofensiv, i cili kaloi tri sezone si shok skuadre me anësorin e djathtë kolumbian tek ekipi i Juventusit.

Cuadrado i dha fund aventurës 8-vjeçare te “Zonja” dhe firmosi me rivalët e Interit. Ndërkohë që gjatë prezantimit te nënkampionët e Europës, 35-vjeçari deklaroi:

Jam shumë i lumtur. Falënderoj Zotin për këtë mundësi. Është nder për mua të jem këtu, në një nga ekipet më të mëdha në Europë. Jam i lumtur”.

  


Teilen: