Kombëtarja e Anglisë shkon në Euro 2024 si një nga favoritët kryesor para turneut, me skuadrën e Gareth Southgate të mbushur plot me talent.
Tre Luanët kanë disa pretendentë për Topin e Artë në radhët e tyre, duke përfshirë Harry Kane, Jude Bellingham dhe Phil Foden – të gjithë në formë të shkëlqyer për klubet e tyre përkatëse.
Ndeshja mund të shohë edhe talentin Kobbie Mainoo të bëjë debutimin e tij për ekipin e a parë të Anglisë, pasi mori një thirrje befasuese në fillim të kësaj jave.
Mainoo fillimisht u përfshi në skuadrën U21 të Anglisë pasi u la jashtë grupit të lartë nga Southgate. Megjithatë, trajneri i Tre Luanëve më vonë ndryshoi mendje dhe përfshiu atë dhe mund të debutoj tani ndaj Brazilit në Wembley.
Talenti i Unitedit ka ende të drejtë të përfaqësojë Ganën, vendin e lindjes së prindërve dhe vendimi i Southgate për të thirrur mesfushorin mund të bazohet pjesërisht në nevojën për të siguruar të ardhmen e tij afatgjatë për kombëtaren.
E tillë është cilësia dhe thellësia e talentit në skuadrën aktuale të Anglisë dhe disa ish-lojtarë të rinj kanë ndryshuar tashmë besnikërinë e tyre ndërkombëtare.
Mbrojtësi i Brighton, Tariq Lamptey, zgjodhi të luante për Ganën në vitin 2022 me disa emra përpara tij si mbrojtës i djathtë për Anglinë.
Ndërkohë, vitin e kaluar ish-sulmuesi i Arsenalit, Folarin Balogun, zgjodhi të luante për Shtetet e Bashkuara në vend të Anglisë.
Tani, një tjetër ish-reprezentues i Anglisë U21 ka deklaruar besnikërinë e tij ndaj një vendi tjetër.
Bëhet fjalë për ish-mbrojtësin e Manchester United, Axel Tuanzebe, i cili luajti për skuadrat e Anglisë U19, U20 dhe U21 dhe ka kaluar besnikërinë e tij në Republikën Demokratike të Kongos.
Fabrizio Romano ndau një imazh të mbrojtësit të Ipswich Town, Tuanzebe, duke pozuar me një fanellë të Kongos, duke konfirmuar ndryshimin.
Paraqitja e vetme e mbrojtësit për skuadrën U21 të Anglisë ishte kundër Ukrainës në vitin 2017.
Ai u thirr në një skuadër paraprake të Republikës Demokratike të Kongos për Kupën e Kombeve të Afrikës 2023, por nuk mori pjesë në turne.
Megjithatë, ai mund të bëjë debutimin e tij për vendin e lindjes kur ata të përballen me Senegalin në një ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës në qershor.
I diplomuar në akademinë e United, Tuanzebe bëri debutimin e tij për klubin në vitin 2017 dhe bëri 37 paraqitje për klubin përpara se të largohej përfundimisht për t’u bashkuar me Ipswich në 2023