Benjamin Mendy është liruar nga akuzat për dy raste të tjera të sulmit seksual.
Ish-mbrojtësi i Manchester City është shpallur i pafajshëm për një akuzë për përdhunim (tetor 2018) dhe një përdhunim në tentativë (tetor 2020).
Mësohet se Benjamin Mendy nuk i ka mbajtur dot emocionet dhe ka qarë në sallën e gjyqit pas shpalljes së vendimit.
Kujtojmë se në janar, lojtari u lirua nga akuzat për shtatë raste të sulmit seksual. Për një nga akuzat për përdhunim, francezi u shpall i pafajshëm në shtator.
Tani juria shqyrtoi dy çështjet e mbetura dhe gjithashtu e shpalli futbollistin të pafajshëm.
Benjamin Mendy responds to not guilty verdict 🎙 pic.twitter.com/juh9QrpLPT
— Football Daily (@footballdaily) July 14, 2023