Monday, 27. April 2026
Sport

Ish – lojtari i Partizanit: Garoj kundër vetes

GS 01/02/2024 1 Min. Lesezeit

Caleb Ekuban, aktualisht është pjesë e Genoas në Serie A.

Por, në Shqipëri sulmuesi mbahet mend për periudhën e kaluar te Partizani.

Ganezi që në këtë sezon ka shënuar dy gola në kampionatin italian, foli në një intervistë për mënyrën si i përballon kritikat ndërsa zbuloi se në këtë moment ndjehet i qetë mentalisht duke shtuar se mund të bëj gjëra të mëdha.

“Tani ndjehem mirë, jam i qetë në aspektin psikologjik dhe e di se në të këtë gjendje mund të bëj gjëra të mëdha dhe të bëhem i domosdoshëm për skuadrën. Kritikat?

E di mirë se prej momentit kur jam bashkuar me Genoan nuk i kam përmbushur pritshmëritë, por nuk kam ndjenjë hakmarrje ndaj askujt. Unë jam në garë vetëm me veten time”, u shpreh Ekuban.

Teilen: