Thursday, 26. February 2026
Sport

Ish-mbrojtësi bardhezi dhe fituesi i “Tripletës” me Interin, ja emrat që pritet të zëvendësojnë Alegrin

GS 25/05/2023 2 Min. Lesezeit

Nëse Maks Alegrit do t’i kërkohet që të lirojë pankinën në fund të këtij sezoni, Juventusi duhet të gjejë sa më shpejt që të jetë e mundur një zëvendësues të denjë të tij. Edhe pse pista Zinedin Zidan nuk ka perënduar, me gjithë këtë rrëmujë në Torino duket se mundësia e një akord mes palëve të jetë më shumë sesa i ftohtë, prandaj “Zonja e Vjetër” ka nisur të shohë përreth për ndonjë ide më “normale”.igor tudor tiago mota

Sipas asaj që raporton media italiane, dy emrat më të ndjekur në këtë moment janë Igor Tudor dhe Tiago Mota. I pari është favorit nisur edhe nga fakti se e njeh ambientin juventin, duke qenë se ka qenë një mbrojtës i bardhezinjve për shumë vite dhe për më tepër ka qenë edhe ndihmësi i Andrea Pirlos, në sezonin e vetëm që stërvitën së bashku.

Tudor aktualisht është te Marseja dhe duke e ditur se nuk ka garë kundër PSG-së, ai i ka rikthyer bardhekaltrit në zonën “Champions”.

Ndërkohë, Tiago Mota po bën çmendurira sivjet në stolin e Bolonjës, por përveç rezultateve fantastike (aktualisht të tetët, një vend poshtë Juves), skuadra po shfaq edhe një lojë mjaft të bukur, atë që tifozët e Juves kanë harruar ta shohin në dy vite me Alegrin.

PANORAMASPORT.AL


Teilen: