Alesandro Kostakurta ka folur për “Sky Sport” në lidhje me Milanin, duke i dhënë rëndësi faktit që rezultatet e kohëve të fundit po arrihen falë punës së grupit dhe jo elementeve të veçantë.
“Ekipi kuqezi ka kaluar një periudhë të keqe, edhe nëse nuk do të kishte humbur me Atalantën, udhëtimi që nga fillimi i dhjetorit do të kishte qenë perfekt.
Loja nuk ka qenë më ajo që kemi shijuar deri pak kohë më parë dhe disa lojtarët që nuk janë në qendër të vëmendjes, kështu që mendoj se Pioli ka nevojë për këtë lloj qasje.
Rruga nga ky këndvështrim është shumë e mirë dhe mund t’i ndihmojë shumë kuqezinjtë”, ka theksuar në analizën e tij ishmbrojtësi i Milanit.
PANORAMASPORT.AL