Saturday, 14. March 2026
Sport

Ish-mbrojtësi i Napolit: Nuk do të jetë i lehtë zëvendësimi i Kimit, ja ideali për atë rol

GS 09/07/2023 1 Min. Lesezeit

Ish-mbrojtësi i Napolit, kampion i Italisë, Alesandro Renika ka dhënë një deklaratë për “Il Mattino” ku është ndalur tek “axurrët” dhe trajneri Garsia.

renica_maradona_1

“Për mendimin tim, trajneri i ri do të duhet të ndërhyjë pak. Ai duhet të jetë në gjendje të japë përvojën e tij, madje edhe në mbrojtje. Nuk do të jetë e lehtë të zëvendësohet mbrojtësi më i mirë i kampionatit të kaluar”.

Ai dha edhe një mendim për pasuesin e Kimit: “Nëse vërtet do të më duhej të përmendja një, atëherë do të zgjidhja Milenkoviçin. Ai ka përvojën, ka vite që luan në Serie A me rezultate të shkëlqyera. Ai ka karakteristikat e duhura për mbrojtjen e Napolit”.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: