• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ish-mbrojtësi i Realit zbulon: Kam thyer 3 herë gjurin, Zidan më bindi të mos tërhiqem nga futbolli

07/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Abner Felipe është një emër jo shumë i njohur në Europë edhe pse në të shkuarën e tij ka qenë pjesë e Real Madridit. Mbrojtësi i majtë që shihej si pasuesi i Marselos, ka luajtur për disa sezone me skuadrën e dytë të Realit, ndërkohë që dëmtimet për të kanë qenë të shumta.

felipe marselo

Braziliani 27-vjeçar transferohej i dëmtuar te Reali duke qenë se në Botërorin e 17 vjeçarëve, ai pat thyer gjurin. Megjithatë, stafi i Realit e rikuperoi por vetëm pak kohë më vonë, dëmtimi i tij u rikthye. Pas riaftësimit u duk se gjithçka ka kaluar, deri sa në një tjetër stërvitje, Felipe theu gjurin për herë të tretë duke menduar edhe tërheqjen nga futbolli.

“Isha në stërvitje dhe u dëmtova. Në atë moment, e dija që e isha dëmtuar rëndë përsëri. Duke u kthyer në dhomat e zhveshjes, fillova të mendoj: Do ta lë futbollin sepse e dija sa i vështirë ishte rikuperimi dhe sa kohë duhej. Nuk kisha kohë as që të harroja dy dëmtimet e kaluara.

Një muaj pasi u ktheva plotësisht për ekipin. Megjithatë, Zidan më thirri në zyrën e tij, më foli dhe më tha që nuk duhet të tërhiqem ende, se isha shumë i ri dhe se kisha një rrugë të gjatë përpara meje. Ai ndikoi shumë në jetën time për të marrë këtë vendim”, u shpreh Felipe.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Formula 1, drejtori i Red Bull Christian Horner: Kemi mundësitë për të fituar të gjitha garat në këtë sezon

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.