• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ish-mbrojtësi i Skënderbeut hedh një tjetër hap në karrierën e tij, firmos për 3.5 vite në Hungari

04/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-mbrojtësi i Skënderbeut, Jorgo Pëllumbi, do ta vazhdojë karrierën e tij në Hungari. Me ndërmjetësimin e menaxherit Shkumbin Qormemeti 23-vjeçari ka nënshkruar për skuadrën e Drbrecenit (DVSC) për 3 vite e gjysmë. Mbrojtësi  186 cm i gjatë erdhi nga skuadra kroate e kategorisë së parë NK Varazhdin dhe tashmë i është bashkuar klubit hungarez.

aaaaJorgo Pëllumbi u rrit te Skënderbeu, ku debutoi me skuadrën e parë në moshën 19-vjeçare dhe më pas vazhdoi karrierën te Varazhdini i Kroacisë, për të cilin luajti si titullar në 14 ndeshjet e kampionate në sezonin aktual,  2023-2024, ku ka shënuar një gol dhe dhënë një asist për gol.

Mbrojtësi korçar ka luajtur më shumë se 130 ndeshje në Kategorinë Superiore  dhe kroate, përveçse është ftuar rregullisht në Kombëtaren U-21 të Shqipërisë. Pëllumbi ka luajtur në 15 ndeshje në kombëtaret e grupmoshave, dy herë si kapiten i ekipit.

“Besoj se Debreceni është një zgjedhje e mirë për mua, për atë që dua të bëj dhe hapat që duhet të hedh në karrierë. E konsideroj si një zgjedhje perfekte. Përshtypja e parë është perfektë, qyteti është i mrekullueshëm, gjithashtu edhe stadiumi. Të gjithë më kanë mirëpritur. Gjëja e parë që më vjen në mendje është ndeshja që kemi luajtur me skuadrën e vendlindjes Skënderbeu në Europë ndaj Debrecenit.

fea616e2-0247-4582-a858-571d66a349a0

Kur mora vesh se Debreceni më kërkon mua, pashë renditjen e skuadrës dhe vendosa që të pranoj ofertën. Tani më mbetet të njihem me shokët e skuadrës sesi luajnë dhe çfarë trajneri kërkon gjatë lojës. Mezi pres që të njihëm me ambientin dhe të luaj duke kontribuar për Debrecenin”, u shpreh mes të tjerash Pëllumbi në prononcimin e parë për faqen zyrtare të klubit hungarez.


View this post on Instagram

A post shared by Debreceni Vasutas Sport Club (@dvscofficial_)

;

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Gjithçka zyrtare, Roma e “mbyll” me Drejtorin Sportiv, “Verdhekuqtë” në kërkim të një specialisti merkatoje

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.