Saturday, 4. April 2026
Sport

Ish-menaxheri i Schumacher dhunohet brutalisht në vilën e tij në Shtutgart

GS 13/12/2025 1 Min. Lesezeit

Pak ditë më parë ish-menaxheri i pilotit legjendar të Formulës 1, Michael Schumacher, është sulmuar brutalisht në vilën e tij në Shtutgart.

Sipas medieve gjermane Willi Weber është dhunuar nga tre persona të maskuar në vilën e tij në Shtutgart. Tre keqbërësit kanë detyruar ish-menaxherin e njohur që të tregojë kodet e sigurisë së kasafortave që ndodheshin në shtëpinë e tij.

Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale mediet gjermane kanë raportuar se Willi Weber është shoqëruar në spital ku ka qëndruar nën kontrollin e mjekëve.

Teilen: