Friday, 28. August 2026
Sport

Ish-mesfushor i Juventusit, Klaudio Markizio: Sfidë e madhe, Milani dhe bardhezinjtë nuk e kanë luksin të lënë pikë

GS 20/11/2024 1 Min. Lesezeit

Klaudio Markizio ka luajtur shumë Milan-Juventus, por si tifoz të pakën i shijon me më pak stres. Ish-mesfushori, ka deklaruar: “Do të jetë një ndeshje e madhe, dy skuadra do të përballen me njëra-tjetrën që të dyja vijnë në një moment të mirë.

kla

Ka pikë të rëndësishme “në valle”. Për më tepër, renditja e kampionatit është shumë e shkurtër për momentin dhe asnjë ekip që synon kreun nuk mund t’i lejojë vetes të lërë pikë. Sipas mendimit tim, kush do të jetë më i aftë të mos humbasë pikë nga tani deri në Krishtlindje do të përfitojë më pas në vitin 2025″.

Më pas vëmendja e tij ka kaluar tek duelet mes individësh. Pa asnjë ngurrim Markizio ka bërë zgjedhjet e tij.

“Mes Di Gregorio dhe Menjasë zgjedh portierin e Juves, midis Kambiazos dhe Toes them Kambiazos, midis Reijnders dhe Kopmainers them Reijnders, midis Jildiz dhe Leao zgjedh Jildiz, midis Vlahoviç dhe Morata them Morata”, shpjegoi ish-mesfushori.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: