Sopoti ka zyrtarizuar afrimin e parë në këtë sesion të merkatos. Ish-mesfushori i Partizanit, Griseld Lika ka firmosur me skuadrën nga Librazhdi.
“Afrimi i parë zyrtar tek ekipi Sopotit është ish-mesfushori i Partizanit, Griseld Lika. Me një eksperience disa vjeçare në Superligë, Lika i bashkohet këtë edicion ekipit tonë duke nisur menjëherë grumbullimin me pjesën tjetër të lojtarëve”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Sopoti këtë sezon do të luajë në Kategorinë e Parë.
Teilen: