• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 31, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ish-mesfushori zikaltër, Uesli Shnajder: Duhej të ishte Interi në finale, Dortmundi zero shanse

01/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-mesfushori i Interit dhe Real Madridit Uesli Shnajder, foli për “Sky” në prag të finales së Ligës së Kampionëve, ku Reali do të përballet me Borusia Dortmundin. “Tuplipani” e pohoi qartë se “galaktikët” janë favoritë absolut për të fituar Champions-in numër 15.

shnajderr

Cili ekip e fiton Ligën e Kampionëve?

“Kjo është një finale dhe çdo gjë mund të ndodh. Real Madridi është padyshim favorit, por asgjë s’është e sigurtë. Për mendimin tim spanjollët do të fitojnë, por kini kujdes nga nënvlerësimi i Dortmundit, i cili ka mundur të eliminojë skuadra si Atletiko Madrid dhe PSG-në. Megjithatë, Reali ka përvojë të jashtëzakonshme dhe lojtarë cilësorë, do të jetë e pamundur që verdhezinjtë të fitojnë. Do të ishte më e bukur dhe e dyluftuar nëse në finale do të gjendej Interi. Ata iu nënshtruan fatit të hidhur ndaj ekipit të Simeones.

Çfarë të veçantë ka Ançeloti?

Ai është shumë i fortë. Unë kurrë nuk kam punuar me të, por nga jashtë duket se është babai i të gjithë lojtarëve. Gjithashtu shumë i mirë taktikisht.

Kush do të jenë lojtarët vendimtarë?

Vinicius dhe Rodrigo do të bëjnë diferencën nesër, nuk kam asnjë dyshim”.

Interi fitoi “Scudetton” e yllit të dytë dhe Lautaro rinovoi?

Interi bëri shumë mirë në kampionat, megjithëse do të prisja diçka më shumë në Champions. Ata janë një ekip shumë i fortë, vitin e ardhshëm do mbërrijnë të paktën në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve.

Mourinjo është pranë firmosjes me Fenerbaçen, çfarë mendoni?

Kam folur me Zhozen këtë mëngjes, ai më konfirmoi se do të shkojë në Fenerbahçe. Duke pasur parasysh të kaluarën time te Gallatasaraji, do të jetë më e komplikuar të shikohemi me njëritjetrin tani (qesh).

Zirkze?

Joshua është futbollist shumë i fortë, ai e meritonte ftesën në Kampionatin Evropian. Pres që të transferohet në një ekip të nivelit të lartë.”

Holanda në Kampionatin Europian?

“Për mendimin tim ne mund të arrijmë në gjysmëfinale. Gjermania, Franca dhe Anglia janë shumë të forta. Për ne gjysmëfinalja është më e mira që mund të aspirojmë”, përfundoi Shnajder.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Hyseni e Abdullahu shpresojnë në paraqitje të mirë në Oslo 

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.