Monday, 25. May 2026
Sport

Ish-portieri Storari: Juventusi ka drejtues që s’e njohin futbollin

GS 24/02/2025 1 Min. Lesezeit

Ish-portieri i Juventusit, Marko Storari ka folur për situatën e “Zonjës”, duke akuzuar drejtuesit aktualë që sipas tij nuk e njohin botën e futbollit.

storari

“Është një moment i vështirë, eliminimi nga Liga e Kampioneve rëndon. Por Seria A është diçka tjetër. Prisja disa vështirësi, sepse gjithçka ka ndryshuar. Drejtuesi i vetëm aktual me përvojë në futboll është Xhuntoli.

Drejtori Ekzekutiv dhe presidenti nuk kanë qenë kurrë më parë në një klub futbolli dhe kjo vlen shumë. Vitin e kaluar ishte Mana dhe ai e dinte se çfarë do të thotë Juventus, edhe vetë Alegri, trajneri i tretë më i suksesshëm në historinë e klubit”, tha ndër të tjera Storari.

PANORAMASPORT.AL

 

Teilen: