• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ish-presidenti Morati kujton kohët e “Interit të çmendur”: Me Ronaldon doja të bëja spektakël, Rekoba dembel

17/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Dashuria për Interin ka udhëhequr çdo zgjedhje, por, siç ndodh në marrëdhëniet më të mira, “është e mundur që të kem gabuar disa herë”. Massimo Morati mbush 80 vjeç dhe me këtë rast ka rrëfyer marrëdhënien e tij me ngjyrat zikaltër: nga lindja e “besimit” e deri te raporti me lojtarët.

sffdsdsffdssfdsdf

PRESIDENT- “Ndjeva një ndjenjë të madhe përgjegjësie që të isha president, për shkak të detyrimit ndaj këtij klubi dhe gjithashtu sepse babai ishte një president i madh dhe i suksesshëm i Interit. Por mbi të gjitha ishte kënaqësia që mbaja këtë rol dhe që çdo ditë merresha me diçka që e doja: ishte një privilegj për të cilin falënderoj qiellin”.

DASHURIA- “Para se babai të bëhej president, më çonte në stadium: isha më pak se 10 vjeç. Ai e ndiqte gjithmonë skuadrën, shkonte edhe në transfertat më të largëta. Në shtëpi ndjenim shumë pasion për Interin, aq sa në vitin 1955 babai u bë president. Kur e mora vesh, mendova ‘mrekulli’, por ishte një njeri aq i jashtëzakonshëm saqë nuk na habiti shumë: ai mund të bënte gjithçka”.

DHURATË- “Më pas, në vitin 1995, i bëra vetes një ‘dhuratë me pagesë’: ishte kënaqësi të rikthehesha të merrja frymë në atë ambient, pasioni i të gjithë interistëve. Dhe në fund më dha gjithçka që prisja: kur shikoj pas, habitem sa shumë kam mundur të qëndroj i fortë. Por më pas erdhi një fund i lumtur…”.

RONALDO- “E mora Ronaldon sepse më pëlqente: kishte ardhur në këtë zyrë kur luante ende në Holandë. Më la një foto që e kam ende, nga koha kur luante te PSV. Më la një përshtypje shumë të mirë: ishte i zgjuar dhe shumë simpatik. Pastaj erdhi kjo mundësi me Barcelonën, unë sapo kisha hyrë në botën e futbollit dhe presidentët e tjerë kurrë nuk menduan se mund të bëja diçka të tillë. I zura të gjithë në befasi, duke dalë jashtë rregullave të pashkruara të futbollit: për mua ishte një ëndërr, vinte këtu bashkë me lojtarë të tjerë të jashtëzakonshëm që po i shtonim skuadrës. Ishte vërtet një ëndërr që pak nga pak po bëhej realitet. Ronaldo ishte ai që e rilindte Interin në arenën ndërkombëtare”.

TË PREFERUARIT- “Lojtari që kam dashur më shumë? Pa dyshim Korso. Po mendoja dje: katër lojtarët që kanë bërë historinë e Interit janë Skoglund, Korso, Bekalosi dhe Rekoba. Për mua janë katër lojtarë që përfaqësojnë ëndrrën e realizuar të një personi që e do futbollin. Me këta ndjehem më i lidhur në aspektin futbollistik. Nga ata të kohës sime, i kam për zemër të gjithë: mbaj mend një herë në dhomat e zhveshjes në Napoli kur ndjeva presionin. Të gjithë djemtë ishin të frikësuar. Më ka mbetur në mendje sa shumë dashuri më kishin”.

MURINJO- “Me trajnerët? Nuk mund të them emër tjetër, përveçse Mourinjo. I shpejtë, racional, inteligjent, i suksesshëm. Ai pati besim në atë që i thashë, ndaj nga ky këndvështrim ishte trajneri i përsosur. Më pas isha i lidhur edhe me Hoxhson, një zotëri i vërtetë, me Mançinin, me Xhixhi Simonin, një njeri shumë i ëmbël – për të cilin ndihesha disi në faj. Po të kisha pasur Inzagin? Do të ishim marrë vesh shumë mirë. E shoh në intervista: nuk përpiqet të bëjë pozë, është i qetë, inteligjent… është i shkëlqyer. Nëse mban të njëjtin qëndrim edhe me lojtarët, e kuptoj pse ata i afrohen dhe kanë besim tek ai: rezultatet flasin vetë. Pastaj, më argëton shumë ta shoh skuadrën e tij duke luajtur: më pëlqen sepse ka një lojë vërtet të bukur. Di të përfitojë nga dobësitë e kundërshtarit, por mbi të gjitha imponon racionalitetin e vet në lojë”.

SULMI- “Ndonjëherë e teproja me blerjet në sulm: kishte raste kur ata në stol ishin më të mirë se ata në fushë. Por ka qenë gjithmonë një veçori e Interit të ketë një kampion përpara. Sot janë dy, sepse edhe Turam, sinqerisht, është një goditje e shkëlqyer: një djalë që më duket shumë i zoti në fushë dhe jashtë saj. Gjithmonë duhet një djalosh i lumtur në dhomat e zhveshjes”.

ADRIANO-REKOBA– Më të mëdhenjtë, “po sikur”? Adriano. Dukej aq i fortë në gjithçka… por u shkatërrua disi nga një lloj rraskapitjeje mendore. Rekoba mund të kishte bërë më shumë sepse ishte dembel, por duhet të mendosh që ai luante ashtu pikërisht sepse ishte… dembel. Po t’i ndryshoje karakterin, ndoshta nuk do të ishte më ai. Për mua ai ishte më interesanti: dinte të bënte gjithçka. Vetëm se e bënte kur donte ai”.

dfgfdgfgdfdgfdgdfg

INTER-SAMP- “Ndeshja që nuk më lodh kurrë? Kanë qenë shumë, por gjithmonë më kujtohet ajo që po humbnim 0–2 në shtëpi me Sampdorian: në tri minuta shënuam 3 gola dhe e përmbysëm”.

MËNYRË JETE- “Interi është një dimension jete, ndryshe nga të gjitha skuadrat e tjera. Edhe tifozët e tjerë e shohin kështu. Për mua, Interi ka qenë një zgjedhje mbi të gjitha: nuk është diçka që të ndodh rastësisht. Një ndjenjë e madhe detyrimi dhe respekti, por gjithashtu diçka shumë e bukur: një kënaqësi e jashtëzakonshme. Është një dashuri që e jeton si në të mirat ashtu edhe në të këqijat, por gjithmonë me idenë se je i dashuruar pas kësaj gjëje. Çfarë kam qenë unë për Interin? Nuk e di. Gjithmonë kam provuar të bëj atë që e konsideroja të drejtë për skuadrën, por është e mundur që të kem gabuar disa herë”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Daku shënon gol dhe humb një penallti, brenda 45 minutave

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.