Sezoni i tretë që qëndron pa asnjë pankinë për Zinedine Zidane, i cili në fakt është në listën e dëshirave për shumë skuadra pas suksesit me Realit.
Vetëm pak ditë më parë trajneri francez kishte thënë se nuk do ta mbyllte mundësinë për të trajnuar në Seria A, duke bërë që të ëndërrojnë tifozët e Juventusit. Thomas Gravesen ish-shok skuadre me francezin në fakt mendon ndryshe.
“Ai më tha se janë vetëm tre pozicione që do të dëshironte të pranonte, dhe ato janë Marseille, Real Madrid dhe Kombëtarja franceze. Ishim në Madrid, e pyeta nëse ishte i gatshëm që të rikthehej në detyrë dhe vetëm ato tre skuadra më përmendi”, tha danezi.
Në orët e fundit në Angli, emri i Zidane është përmendur në skuadra të njohura si Manchester United apo Bayern, por deri më tani nuk ka pasur asgjë konkrete,.