• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ish-sulmuesi, Fernando Torres: Kjo Spanjë, e njëjtë me atë të 2008-ës

27/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ecuria e shkëlqyer e Spanjës në fazën në grupe në “Euro 2024” ka bërë që të gjithë të flasin për ekipin e Luis de la Fuentes, për më shumë akoma, janë shtuar gjithnjë e më shumë krahasimet me Spanjën e vitit 2008, ekipin e drejtuar nga Luis Aragones që nisi ciklin e artë të futbollit spanjoll me titullin europian e që kulmoi me Visente del Bosken, që fitoi një botëror (2010) dhe një tjetër Europian (2012).

Fernando-Torres-Celebrates-Spain-vs-Italy-Eur_2788570

Spanja futet në 1/8 e finaleve me autoritetin e tre fitoreve të saj, siç ndodhi 16 vite më parë dhe si atëherë, me një ndeshje të tretë në të cilën trajneri mundi të bënte rrotacion të plotë për të menaxhuar më mirë ngarkesën fizike të lojtarëve të tij. Kur flitet për titullin e vitit 2008 në Vjenës, nuk ka zë më autoritar se ai i Fernando Torres, heroit të Praterit, autorit të golit të fitores kundër Gjermanisë që varrosi 44 vjet zhgënjime.

“El Ninjo”, ka shikuar prapa për të gjetur ngjashmëri të Spanjës aktuale me atë të vitit 2008. “Ka disa ngjashmëri, siç është mungesa e të qenit favorit. Si lojtarët ashtu edhe trajneri, me zhvillimin e turneut shkëlqyen, entuziazmi pushtoi vendin, duke përfshirë tifozët dhe mediat. Sigurisht që kjo skuadër më kujton vitin 2008. Është shumë e ngjashme”, argumentoi Fernando Torres.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Stuhi në Francë: Deschamps ndan dhomën e zhveshjes, ja akuzat e lojtarëve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.