• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ish-sulmuesi i Byernit tërhiqet nga kombëtarja pas 20 vjetesh

08/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Më 1 janar festoi 41-vjetorin, por nuk ka ndër mend ta mbyllë karrierën e tij. Paolo Guerrero, megjithatë, e di se në këtë pikë duhet të heqë dorë nga kombëtarja, ku ka qenë një lojtar thelbësor për 20 vite. Sulmuesi konfirmoi pak orë më parë tërheqjen nga kombëtarja e Perusë.

“Kombëtarja ka nevojë për njerëz të rinj, për fytyra të reja. Kjo është ajo që kërkon populli: lojtarë të rinj. Prandaj t’u japim mundësi të rinjve,” deklaroi lojtari i Alianza Limës.

Ndeshja e tij e fundit me Perunë ishte kundër Argjentinës, në stadiumin Bombonera, më 20 nëntor, ndërsa goli i tij i fundit daton më 27 mars 2023, në një ndeshje miqësore kundër Republikës Domenikane.

Guerrero largohet si golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares: 40 gola në 125 ndeshje, duke përfshirë atë historik në Kupën e Botës 2018, në Rusi, kundër Australisë, goli i parë i Perusë në kompeticionin botëror pas 36 vitesh. Në karrierën e tij, ai ka veshur edhe fanellën e Bayernit të Mynihut, duke fituar 2 Bundesliga dhe 1 Kupë të Botës për Klube.

Next Post

Juventusi pagoi 80 milionë euro për të, por sulmuesi kërkon të largohet falas

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.