Tuesday, 15. September 2026
Sport

Ish-sulmuesi i kombëtares franceze, Kristof Dygarri: Kilië Mbape skandaloz, sjellje e gabuar për këto nivele

GS 09/07/2024 1 Min. Lesezeit

Kilië Mbape, në muajt e fundi me PSG-në nuk shkëlqeu. Problemi ishte një dëmtim i lehtë, mosmarrëveshjet me klubin për shkak se kishte vendosur të shkonte te Reali, por edhe presioni i Europianit.

ish_lojtari_i_milanit

Mbetet fakt që sulmuesi nuk po shkëlqen as në turneun ndërkombëtar dhe ndeshja ndaj Portugalisë ku u zëvendësua u dëshmoi. Kristof Dygarri nuk i ka mbajtur komentet, duke zgjedhur të sulmojë “burrin” dhe jo futbollistin. “Dua të sulmoj njeriun, i cili tregoi qëndrimin më të keq që mund të ketë një lojtar i nivelit të lartë.

Ne kemi të drejtë të mos shkëlqejmë në fushë, por qëndrimi është thjesht skandaloz e me mungesë të theksuar respekti”, ka deklaruar ish-sulmuesi i kombëtares franceze.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: