Alan Shirer është i mërzitur nga gazetarët që fajësojnë lodhjen për vështirësitë e fundit të Njukasëllit, duke thënë se është puna e tyre e është të luajnë futboll’ dhe kjo është ajo për të cilën paguhen.
“Qymyrxhinjtë” kanë pësuar humbje të renda kundër Evertonit dhe Totenhemit në dy ndeshjet e tyre të fundit në kampionat, duke pësuar shtatë gola teksa mbajnë vendin e shtatë në renditje. “As trajneri dhe aq më pak lojtarët nuk thonë se janë të lodhur, teksa gjithçka që dëgjoj është se gazetarë, prezantues dhe ekspertë thonë se sa të lodhur duhet të jenë. Më falni që mendoj diçka ndryshe, por a nuk është detyra e tyre të luajnë futboll?
A nuk është kjo ajo për të cilën ata paguhen? Nuk do të pranoj kurrë që lojtarët po luajnë shumë futboll sepse ata kanë shkencën më të mirë sportive, fushat më të mira dhe fizikun më të mirë. Ata kanë më të mirën nga gjithçka. Ata nuk ulen në autobusë, ata ulen në avionë privatë! “, tha Shirer.
PANORAMASPORT.AL