• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ish-sulmuesi zbulon prapaskenën tronditëse: Deshëm të trukonim ndeshjen e Juventusit, nuk pranuan Zidan dhe Davids

30/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në historinë e Juventusit ka shumë suksese të paharrueshme për bardhezinjtë, por edhe humbje të paharrueshme. E tillë është ajo në vitin 2000 në javën e fundit të kampionatit përballë Peruxhias, në një terren të kthyer në moçal ku nuk mund të luhej për shkak të reshjeve të shiuit por ku u luajt gjithsesi. Një sfidë e cila përfundoi me shifrat 1-0 për Peruxhian dhe i hoqi titullin kampion Juventusit, duke ia dhënë Lacios,.

zidan davids

Një nga protagonistët e asaj ndeshje, ish-sulmuesi i Peruxhias, Alesandro Meli, ka treguar disa prapaskena që padyshim do të hapin diskutime në vijim. Duke folur për podkastin “Non è più domenica”, ai theksoi se të dy skuadrat kishin tentuar të binin dakord për të paracaktuar rezultatin e ndeshjes.

“Ne ishim të shpëtuar, nuk kishim asgjë çfarë t’i kërkonim kampionatit dhe vihej nga një javë e mbushur me polemika për golin e Kanavaros ndaj Parmës. Ata të Juventusit ishin të shoqëruar me polici si të ishin të dënuar. Gauçi (presidenti i Peruxhias asokohe) ishte i lidhur me Lacion dhe Bankën e Romës. Gjatë javës na tha të bënim gjithçka  për të fituar. Do të na jepte edhe premio në rast fitoreje, ndërsa nëse do të humbnim, do na çonte për grumbullim në Kinë.

Në dhomat e zhveshjes u munduam të binim dakord me lojtarët e Juventusit për një barazim, me ata që kësisoj do të shkonin të luanin një ndeshje play-off me Lacion. Bardhezinjtë, sidomos Zidan, Davids e Montero, nuk pranuan propozimin. Ishte një bashkëbisedim i fshehtë mes lojtarëve më të rëndësishëm… Luajtëm një ndeshje të parregullt që mbaroi si mbaroi për një episod”, tha Melli.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Drita – Breidablik, përfundon pjesa e parë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.