• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ish-trajneri analizon situatën, Kapelo: Është një “Zonjë” tjetër, Juventusi të provojë deri në fund për kreun

07/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Fabio Kapelo beson se Juventusi ka shanse për të luftuar deri në fund për titullin kampion. Sipas tij skuadra bardhezi ka ndryshuar shumë stilin e saj të lojës dhe tashmë ka shanse reale për të dalë kampion në fund.

kapelo

Pavarësisht se është më larg se skuadrat e tjera nga kreu, Kapelo mendon se vazhdimësia bardhezi mund të bëjë diferencën.

“Katër ekipe që luftojnë për titullin, një garë që nuk është parë kurrë më parë, dhe jemi vetëm në mars. Nuk dihet se cila do të zgjasë më shumë… Kështu është vërtet bukur, emocionuese. Juventusi në garën për titull? Absolutisht, po, Juve është rikthyer dhe është gjithmonë… Juve.

Sigurisht, mes katër të parave është më e larguara nga kreu, por është po ashtu e vërtetë që në këtë fazë të sezonit nuk kemi parë kurrë një të katërt në renditje që është vetëm gjashtë pikë larg vendit të parë. Ekipi bardhezi është në rritje, i freskët, nuk ka më kupat dhe luan një futboll tjetër në krahasim me pak kohë më parë.

Tani ekipi i Motës luan në mënyrë vertikale, shoh lojtarë që në fushë lëvizin me më shumë liri dhe fantazi. Tani bëjnë një lojë më të paparashikueshme, me më shumë shanse në zonën kundërshtare. Nëse Tiago do ta ketë gjetur çelësin, bardhezinjtë mund të gjejnë vazhdimësi dhe të fitojnë besim. Në një Seri A kaq të balancuar, edhe këto aspekte mund të bëjnë ndryshimin”, tha ndër të tjera Kapelo.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Kupa e Shqipërisë në RTSH, sot hidhet shorti i çifteve gjysmëfinaliste

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.