Rafa Benitez mendon se Interi është një nga skuadrat favorite në këtë Champions, por thjesht nuk duhet të bëjë gabimin për të nënvlerësuar kundërshtarët dhe ndeshjet.Ish-trajneri i zikaltërve thotë se kjo skuadër ka potencialin për të bërë rrugë të gjatë në këtë kompeticion. “Fejenordi është më i lehtë sesa PSV-ja, por në të dyja rastet sido që të shkonte Interi ishte në avantazh për të kaluar. Zikaltrit kanë një përgjegjësi të madhe si skuadra e vetme italiane në Champions, por kanë forcën për ta përballuar këtë. E kanë treguar edhe në fazën e parë të Championsit. Inzagi dhe klubi kanë ndërtuar një grup që në muajt e ardhshëm mund të jetë protagonist. Megjithatë duhet kujdes sepse askush nuk e mendonte që Milani, Juvja dhe Atalanta do të eliminoheshin. Ky është Champions-i dhe duhet shumë kujdes. Kur ke lojtarë si Lautaro, Turam, Barela, Çalhahoglu dhe Dumfris nuk mund ta nisësh i trembur. Rivalët janë të shumtë, por për mendimin tim edhe Interi është një prej tyre në garën për në finale”, ka përfunduar Benitez.
PANORAMASPORT.AL