• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ish-trajneri i Juves në qendër të kritikave, Pjaniç thumbon Motën: Hoqi ADN-në bardhezi nga skuadra

04/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Diçka ka shkuar keq. Disa zgjedhje janë bërë në kundërshti të ADN-së së Juventusit, por tani është kthyer një person që e njeh shumë mirë botën juventine dhe e di mirë si funksionon klubi dhe si të menaxhohen disa dinamika”.

Screenshot 2025-04-04 093228

Këto janë fjalët e Miralem Pjaniç, i cili, në një intervistë për “Il Tempo”, ka dhënë mendimin e tij lidhur me sfidën e kampionatit mes Juventusit dhe Romës, e programuar për orën 20:45 të dielën, më 6 prill, në “Stadio Olimpico”. Ish-mesfushori i Juventusit dhe Romës, tani pjesë e CSKA Moska, e konsideron Romën më “të stabilizuar”, pasi kanë fituar 7 ndeshje radhazi dhe, falë rikthimit të Ranierit, ata kanë “shfaqur më në fund potencialin e tyre”.

Megjithatë, boshnjaku ka shprehur kënaqësinë për ndikimin e Tudor, duke e vlerësuar atë si “i aftë dhe i përgatitur” duke thumbuar kështu Motën.

“Në këtë moment Roma ka më shumë stabilitet, pa dyshim. Juventusi ka ndryshuar trajner sepse rezultatet kanë qenë nën pritshmëri. Në vitet e fundit, kur isha unë, por edhe më parë, gjithmonë luftohej për të fituar kampionatin, ndërsa këtë vit, pavarësisht shpenzimeve të shumta në merkato, që kishin bërë të mendonin se klubi mund të konkurrojë, diçka ka shkuar keq.

Disa zgjedhje ishin kundër ADN-së së Juventusit, por tani është kthyer një person që e njeh shumë mirë botën juventine dhe e di si funksionon klubi dhe si të menaxhohen disa dinamika. Tudor? Ai ka treguar tashmë se është i aftë dhe i përgatitur, ishte e nevojshme të ndryshohej pas rezultateve që nuk ishin në nivelin e duhur. Roma, sipas vlerave, mendoja që në fillim të sezonit se duhej të ishte në pozicionin aktual, por ishte shumë pas, derisa erdhi Ranieri”, tha Pjaniç.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

“Viktimat” e Murinjos/ Nga përplasja e fundit me Okan Burak në Turqi e deri te kërcënimi me jetë! Ja sherret e portugezit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.